Ballina Lajmet Ndryshon kontrolli mbi zonat në Siri

Ndryshon kontrolli mbi zonat në Siri

Në katër muajt e fundit, organizata terroriste YPG/PKK, e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka shtuar zonën e kontrollit në Siri në 28 për qind, nga 25 sa kishte më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat hartografike për periudhën 18 prill- 8 gusht të këtij viti flasin se pjesëtarët e regjimt të presidentit sirian, Bashar Al-Assad dhe ata të organizatës terroriste YPG/PKK, kanë marrë nën kontroll një territor shtesë, me çka janë pakësuar territoret e kontrolluara nga DEASH-i dhe opozita.

Katër muaj më parë, regjimi i Assadit kontrollonte 58 për qind të territorit, ndërsa sot ky territor është për një për qind më i madh. Regjimi kontrollon 109.136 kilometra katrorë të vendit me një sipërfaqe prej 185.180 kilometra katrorë.

Kohëve të fundit, pjesëtarët e regjimit me përkrahje të Rusisë kanë shkelur marrëveshjen e Astanës, duke marrë kështu kontrollin mbi Gutën Lindore, Deran dhe Kunejtran.

Terroristët e YPG/PKK-së kontrollojnë më shumë zona nga që kishin në prill

Terroristët e YPG/PKK-së, pas humbjes së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kontrollonin rreth 25 për qind të territorit të vendit, por më vonë shënuar përparim në lindje të vendit.

Organizata në fjalë e mbështetur nga SHBA-të në ajër, avancoi në pjesën lindore të lumit Eufrat, në zonat e kontrolluara nga DEASH-i.

Nga prilli e këndej, zona nën kontroll të tyre u rrit nga 45.967 kilometra katrorë në 51.379 kilometra katrorë. Nga këtu, përqindja e territorit sirian që është në duart e YPG/PKK-së u rrit nga 25 në 27.7 për qind.

Terroristët e DEASH-it, në tre lokacione në Siri kontrollojnë prej 6.040 kilometra katrorë. Zona që është nën kontrollin e DEASH-it ka rënë me 3.3 për qind, në periudhën pas prillit.

Kjo organizatë aktualisht është e pranishme në disa fshatra në lindje të Eufratit, zonat rurale në lindje të Homsit, dhe në disa vende në Suveydi.

Është reduktuar zona e kontrolluar nga opozita

Opozita dhe grupet e armatosura anti-regjim, pasi humbën Gutën Lindore në prill të këtij viti, në përputhje me marrëveshjen u detyruan të braktisin rajonet Dera dhe Kunejtra, kontrollin mbi të cilat e mori regjimi.

Si rrjedhojë, zona e kontrolluar nga opozita është ulur me 1.7 për qind, dhe aktualisht është rreth 10 për qind, ose 18.625 kilometra katrorë.

Aktualisht, opozita kontrollon Idlibin në veriperëndim të vendit, zonat rurale në perëndim dhe në veri të Halepit, Turkmendaginë në Latakia dhe Tanifin, në kufirin e Sirisë, Irakut dhe Jordanisë.

Në rajonet të çliruara në operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, ndodhen 4.147 kilometra katrorë.

Exit mobile version