Ballina Arritje Teknologji Në 2023 Google do tu njoftojë nëse informacionet tuaja personale shfaqen në...

Në 2023 Google do tu njoftojë nëse informacionet tuaja personale shfaqen në kërkimet online

Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo.

Duke filluar nga viti i ardhshëm Google do të njoftojë nëse informacionet tuaja personale, si numri i telefoni, emaili ose adresa e shtëpisë shfaqet në rezultatet e kërkimit.

Lajmi vjen pasi Google zyrtarisht lançoi një mjet ku përdoruesit mund të bëjnë kërkesë për të hequr informacionet e tyre personale nga rezultatet e kërkimit.

Javën e kaluar mjeti filloi të shfaqej online për disa përdorues.

Përmes një cicërime në rrjetin social Twitter Google tha se sistemi i njoftimeve do të jetë preferencial dhe përdoruesit mund ta aktivizojnë ose jo.

Vlen të theksohet se Google vetëm heq rezultatet e kërkimit dhe jo përmbajtjen në ueb. Informacioni do të vazhdojë të jetë kudo në faqe që e hostojnë.

Google ka lejuar njerëzit të kërkojnë heqjen e informacioneve personale nga rezultatet e kërkimit por tani po punon për ta bërë më lehtë.

Jo vetëm që mund të raportojnë por edhe të ndjekin kërkesat nëse janë pranuar ose jo. /PCWorld Albanian

Exit mobile version