Ballina Arritje Teknologji Shtetet e Bashkuara pranë dëbimit të TikTok

Shtetet e Bashkuara pranë dëbimit të TikTok

Tyumen, Russia - April 30,2019: TikTok and YouTube apps on screen iphone xr, close up

Lideri i shumicës së Senatit Chuck Schumer tha ditën e Hënë se pritet një marrëveshje se kur do të hidhet votimi. Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur në favor të ligjit nëse Kongresi e miraton.

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA aprovoi një ligj ditën e Shtune që mund të shohë TikTok të dëbohet ose të shitet.

Një version i modifikuar i ligji, i cili më herë kishte kaluar Dhomën e Përfaqësuesve në Mars por ngeci në Senat, thoshte që kompania mëmë ByteDance kishte afat 6 muaj për të shitur aplikacionin në SHBA ose mund të dëbohej nga dyqanet e aplikacioneve në vend.

Nën versionin e modifikuar, ByteDance tashmë ka afat 1 vit. Ligji mori shumicën e votave në prej 360 përballë 58 kundër në Dhomën e Përfaqësuesve. Ndërkaq tani do të votohet në Senatin Amerikan brenda pak ditësh.

Lideri i shumicës së Senatit Chuck Schumer tha ditën e Hënë se pritet një marrëveshje se kur do të hidhet votimi. Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur në favor të ligjit nëse Kongresi e miraton.

Sipas ligjit, TikTok konsiderohet një kërcënim për sigurinë kombëtare për shkak të lidhjeve të afërta me Kinën. Në SHBA janë afro 170 milionë përdorues të aplikacionit.

Exit mobile version