Ballina Lajmet Kosovë Në 9 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në 9 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt janë numëruar 876 vendvotime nga 2 mijë e 533.

KQZ bën të ditur po ashtu se procesi i numërimit të votave ka përfunduar në nëntë Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug dhe Kllokot, Mitrovicë të Veriut.

Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.

Exit mobile version