Fëmija duhet të formohet në mënyrë që të mund të qëndrojë mbi këmbët e veta në çdo rrethanë.
Ai duhet të aplikojë sjelljen “pozitive” “të duhur” në jetë; ai duhet të ketë aftësinë dhe informacionin e duhur për të bërë një kërcim të mirë me çdo lloj muzike të jetës.
Për të rritur fëmijë të shëndetshëm, të fortë me vetëbesim të lartë, duhet t’u mundësojmë atyre të përballen me vështirësitë, të bëjnë gabime, e të mund të mbajnë suksesin e arritur.
Suksesi në shkollë, në profesion, në martesë…fitojnë kuptim vetëm nën ombrellën e suksesit të jetës.
Suksesi I jetës është me dy anë, edhe me origjinalitetin individual edhe me ekzistencën brenda shoqërisë.
Fëmija mund të përpiqet më shumë për synimet që përcakton vetë.
Prindërit e zgjuar ndihmojnë fëmijët të bëjnë zgjidhje të vetëdijshme duke biseduar me ta, por nuk bëjnë zgjidhje në emër të fëmijëve.
Legjenda e basketbollit John Wooden ka thënë; “Suksesi është një qetësi e brendshme; kjo qetësi buron nga vetëdija se mund të bëhesh më I mirë duke bërë më të mirën tënde.”
Dogan Cüceloğlu
