Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra muslimanë u lutën nën shi në Mesxhidi el-Haram, xhamia e madhe brenda së cilës ndodhet Qabja në qytetin e Mekës në Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.
Imazhet e shpërndara në llogarinë e mediave sociale të guvernatorit rajonal të Mekës tregojnë turma të mëdha vizitorësh duke kryer tavaf (rrotullim) rreth Qabesë dhe duke ngritur duart drejt qiellit në shiun e rrëmbyeshëm.
Postimi, i cili përfshin frazën “Shi dhe lutje nga Mesxhidi el-Haram”, thekson atmosferën shpirtërore të Ramazanit dhe bekimet e shiut.
Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Bahreini, Libani, Sudani, Palestina dhe Kuvajti e kanë shpallur të premten, 20 mars, si ditën e parë të Fitër Bajramit.
