Ballina Lajmet Kosovë Në fillim të janarit ekipi negociator pritet të shkojë në Bruksel

Në fillim të janarit ekipi negociator pritet të shkojë në Bruksel

Delegacioni shtetëror për bisedime me Serbinë pritet të shkojë për bisedime në Bruksel në dhjetëditëshin e parë të vitit të ardhshëm.

Bashkëkryesuesi i këtij delegacioni, Fatmir Limaj ka thënë pas takimit me krerët e shtetit se temat që priten të hapet për diskutim me shtetin serb do të jenë ekonomia dhe fati i personave të pagjetur.
Zëvendëskryeministri Limaj, ndër të tjera, tha se pret që shumë shpejt presidenti Hashim Thaçi do t’i pajisë me gjitha materialet e nevojshme mbi tematikat që janë diskutuar deri më tani.

Ndryshe, gjatë ditës sotme janë ndarë 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator, vendim ky që erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun

Exit mobile version