Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Finlandë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

Në Finlandë sot po mbahen zgjedhjet parlamentare

Finlandezët janë duke dalë në qendra të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re, raporton BBC.

Është një garë e ngushtë mes popullistëve të krahut të djathtë, konzervatorëve dhe kryeministres aktuale Sanna Marin, që është e një partie të frymës së qendrës së majtë.

Finlanda është pak ditë para se t’i bashkohet NATO-s, por lufta në Ukrainë ka pasur pak ndikim në të, ndonëse ndan vijën më të gjatë kufitare me Rusinë.

Beteja elektorale më tepër ka qenë e përqendruar te ekonomia.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 9 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 20:00.

Sfida kryesore e Sanna Marinit të socialdemokratëve vjen nga krahu i djathtë.

Pas katër vjetëve në opozitë, Partia e Koalicionit Kombëtar e Petteri Orpos ka shpresë të madhe për të formuar koalicionin qeverisë. Por, kjo mund të jetë mundësia më e mirë edhe e popullistëve të Partisë Finlandeze që të drejtojnë Qeverinë. /koha

Exit mobile version