Hakerët kanë vjedhur 1.38 miliardë dollarë kriptomonedha deri më 24 Qershor 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një vit më parë ku kjo shifër ishte 657 milionë dollarë.
Sasia e kriptomonedhave të vjedhura globalisht është dyfishuar në gjashtë muajt e parë të 2024 krahasuar me një vit më parë, një sentiment që u udhëhoq nga një numër i vogël sulmesh të mëdha dhe çmimeve në rritje kripto thanë hulumtuesit blockchain të TRM Labs.
Hakerët kanë vjedhur 1.38 miliardë dollarë kriptomonedha deri më 24 Qershor 2024, një rritje e konsiderueshme krahasuar me një vit më parë ku kjo shifër ishte 657 milionë dollarë.
Rritjet e çmimeve të kriptomonedhave ka bërë që kriminelët kibernetikë të jenë më të motivuar në sulmet e tyre. Çmimet janë rikuperuar pasi arritën fundin në 2022 dhe kolapsit të bursës së kriptmonedhave FTX.
Në Mars të këtij viti Bitcoin vendosi një rekord të ri prej 73,803 dollarësh. Në mesin e humbjeve më të mëdha kripto këtë vit ishte vjedhja prej 308 milionë dollarë në bitcoin nga bursa Japoneze DMM Bitcoin.
Volumi i vjedhjeve të kriptoaseteve në 2022 ishte rreth 900 milionë dollarë ku 600 milionë prej tyre ishin vjedhur nga Axie Infinity. Shtetet e Bashkuara akuzojnë hakerët Koreano-Verior për atë vjedhje.
Kombet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut për një numër sulmesh kibernetike të cilat kanë financuar programet e saj nukleare dhe raketore.
