Ballina Lajmet Kosovë Në gjendje të dehur rrah nënën e tij, gjatë arrestimit sulmon edhe...

Në gjendje të dehur rrah nënën e tij, gjatë arrestimit sulmon edhe policin

Një person në Ferizaj është arrestuar nga Policia e Kosovës për dhunë në familje dhe sulm ndaj personit zyrtar, shkruan teve1.info.

Sipas raportit, i njëjti derisa ishte në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht nënën e tij e më pas kishte demoluar orendi shtëpiake.

Derisa gjatë arrestimit të tij i njëjti kishte sulmuar edhe zyrarin policor.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version