Ballina Lajmet “Në Iran ka 15 mijë të veja nën 15 vjeç”

“Në Iran ka 15 mijë të veja nën 15 vjeç”

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Teheranit, Shahrbanoo Amani ka thënë se në të gjithë vendin janë 15 mijë vajza nën moshën 15 vjeç të cilat janë martuar në moshë të vogël dhe më pas janë ndarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së lajmeve të studentëve iranianë ISNA, Amani ka theksuar problemet e grave në vend gjatë një fjalimi në “Kongresin Kombëtar të Grave të Suksesshme të Iranit” i cili është zhvilluar në Universitetin “Shehit Beheshti” në kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Ajo tha se ka disa ligje në Iran që kufizojnë të drejtat e grave, por se shpresojnë që këto kufizime të hiqen. “Në vend ka 15 mijë të veja nën moshën 15 vjeçare”, tha Amani.

Duke vënë theksin se kontributi i grave në ekonominë e vendit është shumë i rëndësishëm, Amani shtoi se kontributi i grave në vend për ekonominë duhet të rritet edhe më shumë.

Exit mobile version