Ballina Lajmet Kosovë Në Kosovë drejtësia është politizuar

Në Kosovë drejtësia është politizuar

Avokati mbrojtës i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”, duke thënë se ky vendim ka qenë i ndikuar nga politika vendore dhe ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar se aktgjykim është skandaloz dhe një masakër juridike.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Gashi ka bërë me dije se pala mbrojtëse nuk do të dorëzohet, por do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Ai beson, se kjo gjykatë si instanca më e lartë juridike në Kosovë, do të veprojë dhe do të punojë në bazë të drejtësisë, e jo të deshifrojë dëshirat e atyre që kanë qenë dhe janë kundër UÇK-së.

Sipas tij, në fund të rastit “Drenica 2”, do të fitojë drejtësia, meqë të akuzuarit janë dënuar me vendim politik dhe pa asnjë provë.

Exit mobile version