Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se në kryeqytet janë duke u larguar të gjitha kiosqet e vjetra që nuk janë të përdorshme.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.
“Po largohen kiosqet e vjetra të zbrazëta. Nëse ka të tilla në lagjet e juaja, ju lutem që ti lajmëroni në 080012233”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
