Ballina Lajmet Kosovë Në Maqedoni dhe Kosovë do të lexohet hutbe dedikuar dëshmorëve të 15...

Në Maqedoni dhe Kosovë do të lexohet hutbe dedikuar dëshmorëve të 15 Korrikut

Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi nga organizata terroriste FETO, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFI) ka dhënë udhëzimin për leximin e hutbes së xhumasë në 700 xhami të Maqedonisë dedikuar dëshmorëve dhe veteranëve që pësuan nga tentativa për grusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Murat Alkan, këshilltar i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, për AA tha se në bashkëpunim me BFI-në, është përgatitur hutbe e cila do të lexohet më 14 korrik, për t’i përkujtuar dëshmorët dhe për t’u uruar shërim të plagosurve dhe veteranëve që pësuan në tentativën për grusht shteti.

Në kuadër të programeve përkujtimore për 15 Korrikun, po ashtu do të bëhet edhe leximi i Kur’anit në Xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, kurse pritet edhe organizimi i mevludeve dhe lutjeve për hatmet e lexuara në Maqedoni për dëshmorët.

Po ashtu, edhe nëpër xhamitë e Kosovës, do të lexohet hutbe dedikuar dëshmorëve dhe veteranëve të tentativës për grusht shteti në Turqi.

Exit mobile version