Ballina Lajmet Kosovë Mesazh ngushëllimi për popullin vëlla turk dhe Shtetin mik te Turqisë nga...

Mesazh ngushëllimi për popullin vëlla turk dhe Shtetin mik te Turqisë nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA!

Mesazh ngushëllimi për popullin vëlla turk dhe Shtetin mik te Turqisë nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim – AKEA!

Në emër të organizatës AKEA dhe gjithë antarësisë së saj, bashkëndjejmë dhimbjen me ju dhe me familjet të cilat i kanë humbur më të dashurit e tyre nga tërmeti i tmerrshëm që goditi qytete të ndryshme të Turqisë!
Në këto kohë të vështira nga ne kërkohet durim dhe solidarizim me njeri tjetrin duke përkujtuar edhe porosite e Zotit të madhëruar i cili na kujton se:”Ne do tju sprovojme me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e jeta, dhe nga frytet, por ti përgezoji durimtarët!” (2:155)
Organizata AKEA është e angazhuar t’i qëndrojë afër popullit turk në këtë kohë të vështirë. Përveç duave dhe lutjeve tona të cilat janë për popullin turk dhe shtetin e Turqisë ne jemi gati të ofrojmë ndihmën tonë në çdo lloj forme që është e mundur.
Ne besojmë fuqishëm qe populli turk do të dal edhe me i fortë dhe më i bashkuar nga kjo tragjedi, duke besuar thelle se do realizohet premtimi i të madhit Zot:”Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”
Me peshën e dhembjes në zemër dhe me përulësi i lutemi Zotit t’i mëshirojë të vdekurit dhe t’i shërojë të lënduarit nga tërmeti i cili goditi vendin tuaj.
I juaji
Korab Hajraj
Kryetar i AKEA-së
06.02.2023 Prishtinë

Exit mobile version