Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Ne nuk duhet ta harrojmë Ga’zën” thotë senatori Bernie Sanders

“Ne nuk duhet ta harrojmë Ga’zën” thotë senatori Bernie Sanders

Bernie Sanders

Teksa vëmendja e SHBA-ve dhe ndërkombëtare i drejtohet zgjedhjeve amerikane dhe luftës politike të Biden-it, senatori Bernie Sanders ka theksuar nevojën për të mbajtur fokusin te vuajtjet në Gaza.

“Ndërsa pjesa më e madhe e medias është e fokusuar në dramën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ne nuk duhet të harrojmë atë që po ndodh në Gaza, ku një krizë e paprecedentë humanitare vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë”, tha senatori progresiv amerikan në një deklaratë.

Ai theksoi numrin në rritje të të vdekurve dhe krizat e urisë dhe higjienës në territorin e rrethuar.

“Megjithatë, në mes të këtij tmerri dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë miliarda dollarë dhe mijëra bomba dhe armë të tjera për të mbështetur këtë luftë. Ne, si amerikanë, jemi bashkëfajtorë”, tha Sanders.

Exit mobile version