Ballina Artikuj Në përfundim të “Perlës së Prishtinës”

Në përfundim të “Perlës së Prishtinës”

Hoxhë Husamedin Abazi

Përmes vrimës së çelësit nuk hapet vetëm një derë; hapet edhe një zemër që kërkon afërsinë e Allahut.
Me hamdfalënderim ndaj Allahut të Madhëruar, ju japim lajmin e gëzueshëm se renovimi i Xhamisë së 4 Llullave në Prishtinë ka hyrë në fazën e tij të fundit.
Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Allahut dhe mandej pa bujarinë tuaj. Çdo donacion, çdo lutje dhe çdo përkrahje nga xhemati dhe donatorët tanë ka lënë gjurmë në rifreskimin e kësaj xhamie, e cila, me lejen e Allahut, do të vazhdojë të jetë shtëpi e adhurimit, dijes dhe bashkimit të besimtarëve.
Na ndajnë vetëm edhe pak punime nga përfundimi i plotë. Prandaj ju ftojmë që të mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e këtij hajri të madh. Edhe një kontribut i vogël, i dhënë me sinqeritet, mund të peshojë shumë tek Allahu.
Bëhuni pjesë e përfundimit të kësaj vepre sadakaje rrjedhëse. Kontribuoni sipas mundësisë suaj dhe ndani këtë thirrje me të tjerët, që së bashku ta përmbyllim këtë amanet.
Allahu ju ruajtë, ju begatoftë në pasuri e familje, jua pranoftë sadakanë dhe çdo vepër të mirë, dhe jua shumëfishoftë shpërblimin në këtë botë dhe në botën tjetër.
(Kush ndërton një xhami për hir të Allahut, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në Xhenet.)
Allahu na i pranoftë të gjithëve. Amin.

Exit mobile version