Ballina Lajmet Kosovë Në Prishtinë mbahet marshi kundër kancerit të gjirit

Në Prishtinë mbahet marshi kundër kancerit të gjirit

Sot në Prishtinë është mbajtur marshi kundër kancerit të gjirit.

Në këtë ngjarje të quajtur  “Zbulimi Hershëm – Mbijetesë”, ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se ngritja e numrit të rasteve të kancerit të gjirit tregon se duhet të ngritet vetëdija për trajtim më të hershëm.

“Si çdo vit tjetër e shënojmë muajin tetor me këtë ecje simbolike kundër kancerit te gjirit. Kanceri i gjirit nuk i ka kursyer gratë pa marrë parasysh etninë apo pozitën shoqërore. Ngritja e numrit të rasteve të kancerit të gjirit në bënë të shtojmë vetëdijesimin për trajtim më të hershëm”.

Exit mobile version