Ballina Artikuj Në Ramazan jeta vazhdon

Në Ramazan jeta vazhdon

Bajram Ramadani Asipi

Zakonisht, shumë njerëz muajin e Ramazanit e perceptojnë si muaji i lodhjes, muaji i jo punës, i fjetjes më të tepërt, i urisë e i etjes etj. Disa nuk punojnë, disa nuk mësojnë, disa nuk udhëtojnë… pse? sepse është Ramazan. Nuk e di ku e kan hasur që për Ramazan besimtari duhet të tërhiqet nga puna, mësimi, aktiviteti, etj? Ramazani përkundrazi duhet të jet muaj i sfidave, qofshin shpirtrore apo edhe fizike e psiqike. Historikisht shikuar, punë të renda janë bërë gjat këtij muaji- L. e Bedrit, çlirimi i Mekkes, etj. Kështu që gjat muajit të Ramazanit le të punojmë pa u tërhequr nga angazhimet profesionale dhe familjare, le të mësojmë pa u stepur duke e “fajsuar” agjërimin, le të vizitohemi mes njëritjetrit, le të bashkëbisedojmë mes vete, le të shpërndajmë dhuata, le ti gëzojmë fëmijët, le të i gëzojmë të moshuarit me ndonjë mbështetje morale apo dhuratë modeste. Thjesht muaji i Ramazanit le të jet i mbushur me aktivitete dhe vepra pozitive, të mira dhe jo të abstenohet nga çdo gjë, përshkak se gjat Ramazanit abstenojmë nga të ushqyerit, pijes … por jo të abstenojmë nga përditshmëria, sepse në Ramazan, JETA VAZHDON.

Nga: Bajram Ramadani

Exit mobile version