Ballina Artikuj Në sexhde dhe me sexhde

Në sexhde dhe me sexhde

Hoxhë Sadik Avdiu

1. Në sexhde jemi më së afërmi me Allahun Fuqiplotë.

2. Rëndesa e jetës bie nga supet dhe zemra fillon të rrahë me ritmin e mëshirës së Allahut të Madhëruar.

3. Dhimbjet dhe plagët shërohen.

4. Lutjet ngritën lartë drejt qiejve.

5. Mësohemi se askush nuk meriton përuljen tonë, përveç Allahut.

5. Mësohemi se madhështia nuk qëndron në qëndrimin drejt, por në përkuljen e sinqertë.

6. Mësojmë se në sexhde, njeriu nuk bie poshtë, por ai ngrihet lart.

7. Sexhdeja na mëson se lotët që derdhen në heshtje nuk janë shenjë dobësie, por thirrje që ngrihen drejt qiellit, atje ku çdo dhimbje dëgjohet.

8. Sexhdeja na mëson se jeta është një udhëtim, dhe pushimin më të qetë e gjejmë vetëm në afërsinë me Allahun e Madhëruar.

9. Sexhdeja na mëson se mendjemadhësia bie, zemra pastrohet, mendja qetësohet – e shpirti e ndjen pa dyshim: “Zoti im është pranë meje.”

10. Sexhdeja nuk është thjesht një gjunjëzim, është një strehë, një takim i shpirtit me Krijuesin e tij.

Atje, ku askush tjetër nuk të dëgjon, Ai të kupton.

Atje, ku fjalët mbarojnë, besimi fillon.

11. Sexhdeja na mëson se pas sexhdes duhet të ngritemi e të vazhdojmë me vepra të mira e të jemi të dobishëm.

Hoxhë Sadik Avdiu

Exit mobile version