Në Shqipëri partitë opozitare vazhdojnë protestat antiqeveritare, ndërkohë kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, raporton Anadolu.
Partia Demokratike e Shqipërisë (PD) dhe Partia Lëvizja Bashkë kanë organizuar protesta të ndara në Tiranë.
Protesta e partisë më të madhe të opozitës e emërtuar “Foltore”, u mbajt para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestë u shpreh se protesta “dëshmon vullnetin dhe qëndresën tonë”.
“Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Partia Lëvizja Bashkë mbajti protestë para sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, para dhe pas seancës së sotme parlamentare.
Sipas mbështetëse të partisë opozitare, protesta organizohet “kundër korrupsionit dhe varfërisë”.
Partia Lëvizja Bashkë ka bërë të ditur se kërkon “Heqjen e imunitetit dhe shkarkimin zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, shkarkimin e kryeministrit Edi Rama, hapjen e rrugës për zgjedhje të parakohshme si mënyra e duhur për daljen nga kriza dhe miratimin e ligjeve të minimumit jetik dhe statusit të minatorit”.
Partitë opozitare kanë paralajmëruar vijimin e protestave antiqeveritare edhe në javët në vazhdim.
