Ballina Lajmet Në Stamboll arrestohen 26 persona lidhur me DEASH-in

Në Stamboll arrestohen 26 persona lidhur me DEASH-in

Gjatë një operacioni policor në Stamboll janë arrestuar 26 persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Pjesëtarët e Departamentit policor për luftë kundër terrorizmit sot në mëngjes në Stamboll kryen operacion për arrestimin e personave për të cilët është vërtetuar se disa herë kanë shkuar në fushëbeteja në Siri.

Policia kreu bastisje në gjithsej 14 adresa në nëntë qarqe të Stambollit dhe me këtë rast arrestoi 26 persona, në mesin e të cilëve janë 17 shtetas të huaj.

Gjatë bastisjes janë konfiskuar dokumentacione të caktuar, kompjuterë dhe materiale dixhitale lidhur me organizatën terroriste DEASH.

Exit mobile version