Platforma e Solidaritetit me Gazën organizoi një tubim në Stamboll në mbështetje të palestinezëve, raporton Anadolu.
Të tubuarit dënuan me forcë sulmet brutale izraelite në Rripin e Gazës dhe bënë thirrje për armëpushim të menjëhershëm.
Grupi, përfshirë fëmijë, të cilët morën pjesë në protestën e mbajtur në parkun “Saraçhane”, mbanin flamuj turq dhe palestinezë.
Qytetarët thërrisnin slogane duke kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite në Gaza dhe vrasjen e fëmijëve palestinezë.
Tubimi përfundoi në sheshin “Beyazıt” ku grupi u shpërnda në mënyrë paqësore.
Izraeli nisi ofensivë vdekjeprurëse në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor, duke vrarë të paktën 27.365 palestinezë dhe duke plagosur 66.630.
Sipas të dhënave të OKB-së, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.
❝Sinenler değil direnenler kazanacak❞
📽 İstanbul Fatih’te Saraçhane Parkı’nda toplanan yüzlerce kişi, İsrail’in Filistin’de yaptığı soykırımı protesto etti. pic.twitter.com/hyv34o2npB
— Haber 7 (@Haber7) February 4, 2024