Ballina Artikuj Në stuhitë e jetës, shpërndani shpresë dhe qetësi

Në stuhitë e jetës, shpërndani shpresë dhe qetësi

Hoxhë Rufat Sherifi

Në kohët e ankthit dhe frikës, Zoti na mëson të mos dorëzohemi, por të qetësojmë zemrat e trishtuara.

Allahu u tha besimtarëve: “Mos u dëshpëroni!”

Jakubi u tha bijve të tij: “Mos e humbni shpresën!”

Jusufi i tha vëllait: “Mos u mërzit!”

Shuajbi i tha Musait: “Mos ki frikë!”

Pejgamberi ﷺ i tha Ebu Bekrit: “Mos u trishto!”

Këto fjalë janë këshillë për të gjithë ne.

Kur dikush është i frikësuar ta qetësojemë.

Kur dikush flet për errësirën e kohës, ti tregojmë për dritën që së shpejti do të agojë, dhe t’ia kujtojmë se Zoti është i Butë, Bujar dhe i Mëshirshëm.

Shpresa dhe qetësia janë forca që mbajnë njeriun në këmbë.

Ndaj, të përhapim qetësi dhe shpresë tek njëri-tjetri.

O Allah, mundësoju atyre që duruan, nuk u dorëzuan dhe nuk u dëshpëruan në Gaza , të shijojnë freskin e premtimit Tënd, pasi shijuan dhimbje të shumta për të fituar kënaqësinë Tënde.

Hoxhë Rufat Sherifi

Exit mobile version