Ballina Lajmet Në Suedi dhe Finlandë 3 persona të vdekur nga goditja e rrufesë

Në Suedi dhe Finlandë 3 persona të vdekur nga goditja e rrufesë

Gjatë goditjes së rrufesë në Suedi dhe Finlandë kanë humbur jetën tre persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror suedez SVT lajmëron se gjatë goditjes së rrufesë në qytetin Eskilstun ndërroi jetë një grua 50 vjeçare.

Zëdhënësi i policisë së rajonit Ost për SVT deklaroi se një familje ka lajmëruar organet kompetente për zhdukjen e një gruaje e cila kishte dalë për shëtitje. Gruaja është gjetur e shtrirë në tokë, ndërsa përskaj përpjekjeve të mjekëve nuk është shpëtuar.

Televizioni shtetëror finlandez YLV lajmëron se rrufeja goditi mbi një banjë në qytetin Juga të Finlandës, ndërsa pësuan dy persona.

Enti për Meteorologji i Finlandës njoftoi se gjatë dy ditëve të fundit në jug të vendit janë evidentuar 54.000 goditje rrufesh.

Exit mobile version