Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në vend të bukës, “ia dhanë një plumb në kokë”

Në vend të bukës, “ia dhanë një plumb në kokë”

Sulmet izraelite ndaj palestinezëve që grumbullohen pranë pikave të ndihmave të menagjuara nga Gaza Humanitarian Foundation (GHF), e mbështetur nga SHBA, vazhdojnë të shkaktojnë viktima.

Ndër të plagosurit të dielën ishte edhe Shuaib Abu Tayr, baba i katër fëmijëve, i cili u qëllua në kokë dhe aktualisht ndodhet “mes jetës dhe vdekjes” në Spitalin Nasser në Khan Younis, sipas kunatës së tij, Asmaa Abu Salah.

“Ai doli për të marrë ushqim dhe ujë për fëmijët e tij. Fëmijët i thonë: ‘duam ushqim, babi’. Kjo është fjala më e dhimbshme,” tha ajo.

“Ai shkoi për të marrë ndihma nga SHBA. Shkoi për të marrë një copë bukë. Në vend të bukës, ata [izraelitët] i dhanë një plumb në kokë… Ne iu përgjigjëm forcave amerikane që të vinim për ndihmë, për të marrë miell dhe ushqim për fëmijët dhe të rinjtë. Të gjithë po vdesim nga uria.” /mesazhi

Exit mobile version