Ballina Lajmet Kosovë Në Xhaminë e Madhe u dhurua gjak vullnetar

Në Xhaminë e Madhe u dhurua gjak vullnetar

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në Xhaminë e Madhe kanë organizuar aksionin për dhurim vullnetar të gjakut.

Thirrjes për dhurim të gjakut iu përgjigjen dhjetëra xhematlinj, të cilët u shprehen të lumtur që do të jenë ndihmëtarë të personave që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Nga Transfuzioni i Gjakut falënderuan Këshillin, teksa thanë se aksionet e tilla janë më se të nevojshme.

Ndërsa kryeimami i KBI- Prishtina, Burhanudin Hashani tha se në vazhdimësi në xhamitë e Prishtinës me rrethinë ndërmarrin aksione për dhurim vullnetar të gjakut.

Exit mobile version