Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në xhamitë e Malit të Zi mblidhen ndihma për fëmijët e Gazës

Në xhamitë e Malit të Zi mblidhen ndihma për fëmijët e Gazës

Në të gjitha xhamitë e Malit të Zi pas namazit të xhumasë u mblodhën ndihma për fëmijët e Gazës të prekur nga sulmet izraelite, raporton Anadolu.

Me vendim të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, në të gjitha xhamitë e vendit, veçanërisht në xhaminë historike Osmanagiç në kryeqytetin Podgoricë, pas faljes së namazit të xhumasë sot u mblodhën ndihma për fëmijët e prekur nga sulmet në Gaza.

Po ashtu u fal edhe namazi i xhenazes në mungesë për të gjithë civilët që humbën jetën në sulmet e Izraelit, veçanërisht në Gaza dhe anembanë Palestinës.

Exit mobile version