Ballina Sport Futboll Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

Nedim Bajrami drejt Arabisë Saudite

Mesfushori ofensiv, Nedim Bajrami do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit arab.

Bajrami pritet që të huazohet nga Rangersi i Skocisë te skuadra e Arabisë Saudite, Al-Taawoun, në një marrëveshje që do ta mbajë 27-vjeçarin deri në përfundim të sezonit 2026/27.

Bajrami nuk ishte pjesë e ekipit të Rangersit në ndeshjen hapëse të sezonit të ri ndaj Dundee Unitedit pasi te skuadra skoceze nuk llogaritin në shërbimet e tij.

Huazimi i Bajramit nga Skocia në Arabinë Saudite, pritet të finalizohet dhe zyrtarizohet brenda pak ditëve pasi pothuajse janë përfunduar të gjitha procedurat.

Bajrami është pjesë e Rangersit prej vitit 2024 kur iu bashkua nga Sassuolo për gati 4 milionë euro, ndërsa sezonin e fundit nuk pati hapësirë të madhe, duke luajtur vetëm 519 minuta në të gjitha garat.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka kontratë me skuadrën e Rangersit deri në verën e vitit 2028.

Exit mobile version