Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Negociatat mes delegacioneve për armëpushim në Gaza do të përfundojnë sot”

“Negociatat mes delegacioneve për armëpushim në Gaza do të përfundojnë sot”

Negociatat që vazhdojnë mes delegacioneve në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza, raportohet se do të përfundojnë sot, transmeton Anadolu.

Në lajmin e televizionit që transmeton në Egjipt “Al Ekhbariya Al-Kairo”, të cilin e bazon në një zyrtar të lartë paraqitet një deklaratë e bërë lidhur me këtë temë.

Sipas lajmit, një zyrtar i cili nuk identifikohet është shprehur se negociatat e zhvilluara mes palëve në Kajro do të përfundojnë sot.

Burimi ka bërë të ditur që Izraelit i është njoftuar se përshkallëzimi i tensionit në Rafah është i rrezikshëm dhe se Egjipti është i gatshëm për çdo lloj skenari.

Televizioni “Al Ekhbariya Al-Kairo” që transmeton në Egjipt, në lajmin e tij dje të cilin e bazonte në një zyrtar të lartë, raportoi se delegacionet e Hamasit, Katarit dhe SHBA-së morën pjesë në negociatat e mbajtura në Kajro.

Delegacionet e Katarit dhe SHBA-së vazhdojnë bisedimet me delegacionin e sigurisë të Egjiptit dhe delegacionin e Hamasit, u njoftua në lajmin ku theksohej se Egjipti vazhdon përpjekjet për sigurimin e armëpushimit në Rripin e Gazës.

Exit mobile version