Ballina Lajmet Kosovë Nëna dhe 3 fëmijët dyshohen se u vetëmbytën në Bunë për shkak...

Nëna dhe 3 fëmijët dyshohen se u vetëmbytën në Bunë për shkak të dhunës, arrestohet burri

Një grua dhe tre fëmijët e saj të mitur dyshohen të jenë mbytur në lumin Buna në Shkodër, ka njoftuar Policia e Shqipërisë, që po ashtu ka bërë të ditur se ka arrestuar bashkëshortin e gruas.

I arrestuar është E.A., i dyshuar për dhunën ndaj bashkëshortes.

Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare është gjetur nga një peshkatar, ndërkohë autoritetet po kërkojnë në lumin Buna për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë, të cilët ishin të zhdukur prej 3 ditësh.

“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa. Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje. Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes””, bëri me dije policia, raportojnë mediat në Shqipëri.

Exit mobile version