Ballina Artikuj Nënat, gratë dhe vajzat

Nënat, gratë dhe vajzat

Muhamed Murtezi

Erdhi një njeri te i Dërguari i Allahut, Muhamedi SalAllahu Alejhi ve Selem, dhe e pyeti: “O i Dërguar i Zotit, kë obligohem më së shumti ta respektoj (të sillem mirë me të)?” I Dërguari i Allahut i tha: “NËNËN tënde”. Pyetësi tha: “Po pastaj?” “NËNËN tënde”, tha i Dërguari i Allahut. “Po pastaj?”, pyeti prap njeriu. “NËNËN tënde”, tha sërish i Dërguari i Allahut. “Po pastaj?”, u pyet për së katërti herë. “Babanë tënd”, tha kësaj radhe i Dërguari i Allahut.
I Dërguari SalAllahu Alejhi ve Selem ka thënë:
“Më i miri ndër ju është ai që është më i miri për familjen e vet. E unë jam më i miri, sepse jam më i miri për familjen time.”
“Besimtarët më të kompletuar në besim janë ata me sjelljet më të mira dhe më të mirët prej tyre janë ata të cilët janë më të mirët ndaj GRAVE të tyre.”
I Dërguari i Allahut, SalAllahu Alejhi ve Selem, po ashtu ka thënë:
“Ai që ka tri VAJZA dhe i edukon ato, është i mëshirshëm dhe kujdeset ndaj tyre, e ka të garantuar Xhenetin e përhershëm”. Shokët i thanë: “O i Dërguar i Allahut, e nëse i ka dy VAJZA?” Tha: “Edhe nëse i ka dy vajza”. Disa nga të pranishmit menduan se sikur të pyetnin edhe për një VAJZË, i Dërguari i Allahut do të kishte thënë se kjo vlen edhe për një VAJZË.
Kjo në lidhje me rëndësinë e nënave, grave dhe vajzave tona në besimin islam dhe sipas traditës profetike. Larg, shumë larg gjykimeve dhe shpifjeve që bëjnë injorantët dashakeq dhe urrejtësit shpirtlig.

Muhamed Murtezi

Exit mobile version