Ballina Arritje Teknologji Nëse keni një kompjuter me procesor AMD duhet të përditësoni sa më...

Nëse keni një kompjuter me procesor AMD duhet të përditësoni sa më parë

SMM është një prej modaliteteve më të thella të operimit të një procesori dhe përdoret nga BIOS/UEFI për kontroll të energjisë dhe harduerit. Duke qenë se procesori është në zemër të kompjuterit, malueri përmes tij mund të qaset në komponentë të tjerë jetikë.

Nëse kompjuteri juaj ka një procesor AMD, është momenti të instaloni sa më parë përditësimin e fundit të sigurisë.

Një dobësi sigurie e cila ka ekzistuar në procesorët AMD prej dy dekadash mund të ekspozojë kompjuterët në mbarë botën përballë maluerëve të paidentifikueshëm.

Megjithatë AMD ka filluar dërgimin e përditësimeve që e adresojnë atë. Zbuluar në Def Con 2024 nga hulumtuesit e sigurisë Enrique Nissim dhe Krzystof Okupski, problemi i sigurisë ju jep mundësinë hakerëve të hyjnë në sisteme (System Management Mode) duke kapërcyer të gjitha mbrojtjen ekzistuese.

Nëse shfrytëzohet, malueri i instaluar përmes tij është efektivisht i paidentifikueshëm sepse asnjë antivirus apo mjet kundër maluerit nuk është në gjendje të identifikojë kodin e dëmshëm në thellësi të një procesori.

SMM është një prej modaliteteve më të thella të operimit të një procesori dhe përdoret nga BIOS/UEFI për kontroll të energjisë dhe harduerit. Duke qenë se procesori është në zemër të kompjuterit, malueri përmes tij mund të qaset në komponentë të tjerë jetikë.

Procesorët e prekur nga problemi i sigurisë dhe që do të përditësohen janë:

AMD EPYC Gjenerata 1, 2, 3, 4
AMD EPYC 3000, 7002, 9003, R1000, R2000, 5000 dhe 7000
Ryzen Embedded V1000, V2000, V3000, Ryzen 3000, 5000, 4000, 7000 dhe 8000
Ryzen 3000 Mobile, 5000 Mobile, 7000 Mobile
Ryzen Threadripper 3000 dhe 7000
AMD Threadripper PRO
AMD Athlon 3000 series Mobile
AMD Instinct MI300A
Është një listë që mbulon të gjithë procesorët AMD të dekadës së fundit. Sa i takon dobësisë së sigurisë, ka qëndruar e pazbuluar për 20 vite dhe prek shumë procesorë AMD nga kompjuterët personalë tek serverët. Procesorët e fundit Ryzen 9000 nuk janë pjesë e kësaj liste, që do të thotë se mund të jenë përditësuar përpara debutimit.

Megjithatë seritë Ryzen 1000, 2000 do të ngelen jashtë, që do të thotë se mbeten të ekspozuar.

Exit mobile version