Sot është bërë tërheqja e shortit për fazën e grupeve të Kampionatit Europian 2020.
Grupet për turneun më të rëndësishëm të futbollit për vitin e ardhshëm janë caktuar në Bukuresht të Rumanisë, transmeton Klan Kosova.
Janë 20 kombëtare që tashmë janë kualifikuar dhe katër që pritet të kualifikohen përmes Play Off-it të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2020 duhet ta mposht fillimisht Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale, dhe në finale fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.
Nëse Kosova arrin të kualifikohet; atëherë do të jetë në grupin C në vendin e katërt, ku janë Holanda, Ukraina dhe Austria.