Ballina Sport Futboll Nëse largohet Lopetegui, Solari kandidati kryesor për trajner të Realit

Nëse largohet Lopetegui, Solari kandidati kryesor për trajner të Realit

Priten ndryshime të reja në stolin e skuadrës së Real Madridit.

Starti katastrofal i sezonit dhe pesë ndeshje pa fitore, prej të cilave katër disfata janë shumë keq për një ekip si Real Madridi.

Faji kryesor peshon mbi trajnerin Julen Lopetegui, që këtë verë mori drejtimin e skuadrës pas largimit të Zinedine Zidane.

Por mediat spanjolle shkruajnë që Lopetegui nuk e ka të gjatë qëndrimin si trajner i Realit dhe shumë shpejt do të shkarkohet.

Marca raporton që ish-futbollisti i “Los Blancos”, Santiago Solari është kandidati kryesor për të marrë drejtimin ekipit.

Argjentinasi ka dy vite që është trajner i Real Madrid B dhe nëse ndodh që të shkarkohet Lopetegui, atëherë ai do të ulet në stolin e 13 herë kampionëve të Evropës.

Kujtojmë se këtë vikend, Real Madridi luan me Barcelonën.

Exit mobile version