Ballina Artikuj Nëse mbjellim therra, nuk do të korrim lule!

Nëse mbjellim therra, nuk do të korrim lule!

.. me gjithë dertin e një nënë, që vërtetë nuk është e lehtë sot të edukosh drejtë ashtu siç ke dëshirë, por mendoj se edhe tek prindërimi ynë ka defekte të mëdha!
Meqenëse fëmijët, adoleshentët tanë është duke i edukuar gjithçka përveç familjes, i cili me sa duket, po bëhet ose ka mbetë faktori i fundit që i merret fjala, ne sërish duhet t’i bëjmë sytë katër sa nuk është bërë vonë!
Por ne po bëhemi tolerantë të serialeve, tolerantë në dasma që vajzat tona vishen e nuk dallohen nga nuset, tolerantë në rrugë që s’po merret vesht a janë nisur për shkollë a për diskotekë!
Një fëmijë të vogël në vend të pyetet për mësimet në shkollë, ai provokohet me pyetje që ia trazojnë trurin!
Një emision u bë hit atje në Shqipëri, duke ngacmuar me emision special, vajza e vogël se a po e dashuron djalin që ishte i ftuar aty!
Dmth rrisim gjërat, u duarëtrokasim dhe e llogarisim “Emancipim” ose “Civilizim” degjenerimin total që po kaplon shoqërinë tonë, e në veçanti fëmijët tanë që ende janë duke pirë qumsht!
Pastaj qajmë, habitemi se nga na vijnë në kokë gjëra të pahijshme, të turbullta që se kap logjika!
Nuk tha kot profeti ynë (salallahu alejhi we selem)
“Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash”
A ka ilaç e gjith kjo sëmundje që sillet rreth nesh?!
Gjithsesi! Ejani ti kthehemi Zotit, mësimeve të Tij, të mbjellim lule, që mos të korrim therra!

Emine Bajrami

Exit mobile version