Ballina Artikuj Nesër dorëzohen rreth 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime...

Nesër dorëzohen rreth 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Nesër Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99”, pritet të dorëzoj rreth 102 kallëzime penale për serbët e dyshuar për krime lufte.

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99” do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

“Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet nesër në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në ora 11.00”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

Exit mobile version