Ballina Lajmet Kosovë Nesër protestë para Kuvendit që të votohet demarkacioni

Nesër protestë para Kuvendit që të votohet demarkacioni

Pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar marrëveshjen për demarkacionin në seancën e sotme, nesër para nisjes së vazhdimit të seancës do të ketë një protestë para Kuvendit, ku do të kërkohet nga deputetët që marrëveshja të ratifikohet.

Këtë protestë e ka thirrur Fondacioni i Kosovës për Inovacion.

“Në emër të Fondacionit të Kosovës për Inovacione – iFOK, ftoj OJQ-të e Kosovës për bashkëpunim në organizimin e protestës gjithpopullore para Kuvendit të Kosovës lidhur me përkrahjen e votimit të Demarkacionit në Kuvend – për t’i hapur rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e këtij Fondacioni.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin dhe hedhjen në votim të projektligjit të Demarkacionit me Malin e Zi është shtyrë për ditën e nesërme me fillim nga ora 10:00/

Exit mobile version