Ballina Lajmet Kosovë Nesër seanca e Kuvendit, ja çka diskutohet

Nesër seanca e Kuvendit, ja çka diskutohet

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancën e radhës plenare, e cila është vazhdim i seancës së fundit.

Në seancën e cila nis nga ora 10, janë pesë pika të rendit të ditës, shkruan Indeksonline.

Ja pikat që diskutohen nesër:

Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.

Exit mobile version