Ballina Lajmet Kosovë Nesër seanca për Haradinajn

Nesër seanca për Haradinajn

Nën dyshimin se ka kryer krime lufte, nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj që është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë.

Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për rastin e Haradinajt.

Ndryshe Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Exit mobile version