Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë para vizitës në SHBA

Netanyahu do të mbledhë kabinetin e sigurisë para vizitës në SHBA

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë kabinetin e sigurisë para nisjes për një vizitë në SHBA, transmeton Anadolu.

The Times of Israel raportoi se Netanyahu do të takohet me anëtarët e kabinetit në orën 13:00 me kohën lokale.

Takimi vjen pas raportimeve se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka udhëzuar zyrtarët të mos ndërmarrin sulme të mëtejshme ndaj Iranit.

Netanyahu pritet të takohet me Trumpin në Washington të martën.

Exit mobile version