Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të sulmojnë Iranin pasi, sipas tij, programet bërthamore dhe të raketave balistike të Teheranit do të bëheshin “të paprekshme” ndaj sulmeve brenda pak muajsh.
Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se, edhe pas goditjeve ndaj objekteve bërthamore dhe programit të raketave balistike, Irani nuk ndryshoi kurs.
Sipas tij, autoritetet iraniane nisën ndërtimin e objekteve të reja dhe bunkerëve nëntokësorë, të cilët do ta bënin programin e tyre raketor dhe atë për bombën atomike të paprekshëm në një periudhë të shkurtër kohe.
“Nëse nuk do të vepronim tani, në të ardhmen nuk do të mund të ndërmerrej asnjë veprim”, theksoi Netanyahu. /mesazhi
