Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Netanyahu sërish në hetime për korrupsion

Netanyahu sërish në hetime për korrupsion

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë për herë të tretë dëshmi për policinë në lidhje me hetimin për korrupsion të telekomunikacioneve i cili kryhet në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se njësitë policore të luftës kundër korrupsionit kanë mbërritur në ndërtesën e kryeministrisë duke marrë edhe një herë deklaratën e kryeministrit Netanyahu në lidhje me hetimin që vazhdon në vend për çështjen me numër 4000 të korrupsionit të telekomunikacioneve.

Pretendohet se Netanyahu ka ofruar privilegje financiare për kompaninë mediale “Bezeq” në shkëmbim që kompania të kryente publikime në favor të tij.

Netanyahu, edhe më parë ka dhënë deklarata 2 herë në lidhje me hetimin për korrupsion. Ndërsa bëhet e ditur se dy persona afër Netanyahut janë arrestuar në kuadër të të njëjtit hetim. Ndër të tjera vihet në dukje se Netanyahu mohon pretendimet se ai ka kryer korrupsion.

Exit mobile version