Ballina Arritje Teknologji Netflix lançon një aplikacion për luajtjen e lojërave në TV

Netflix lançon një aplikacion për luajtjen e lojërave në TV

Me të hapur aplikacionin, përdoruesit drejtohen për të zgjedhur një lojë në TV. Një tjetër mesazh thotë se Netflix Games në TV janë në fazën beta.

Netflix lançoi në heshtje një kontroller lojërash në dyqanin e aplikacioneve të Apple duke konfirmuar kështu spekulimet se gjiganti streaming së shpejti mund tu ofrojë përdoruesve mundësinë për të luajtur lojëra në TV.

Raportuar nga TechCrunch, aplikacioni Netflix Game Controller është shumë i thjeshtë. Imazhet nga App Store tregojnë në ndërfaqe minimale me një sfond të ri ku në të majtë është leva dhe në të djathtë janë katër butonë me ngjyra.

Butonët kanë të njëjtin emërtim XYAB si në kontrollorët Xbox dhe Nintendo Switch janë ju është ndryshuar madhësia dhe renditur në një formë që ngjan me një putër.

“Po vjen së shpejti në Netflix,” thotë përshkrimi i aplikacionit. “Luani lojërat në TV tuaj me Netflix Game Controller. Ky aplikacion lidhet me TV tuaj dhe ju jep mundësinë për të luajtur lojëra në Netflix duke përdorur telefonin ose pajisjen tuaj mobile.”

Me të hapur aplikacionin, përdoruesit drejtohen për të zgjedhur një lojë në TV. Një tjetër mesazh thotë se Netflix Games në TV janë në fazën beta.

Aplikacioni duket i padisponueshëm në Android në këto momente që shkruajmë ndërsa në iPhone thotë që duhet të keni të paktën iOS 15.

Exit mobile version