Të paktën 6 pjesëtarë të organizatës terroriste të PKK-së janë neutralizuar në operacionin ajror të ushtrisë turke në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se forcat ajrore turke paralelisht me operacionin “Kthetra” në rajonin Haftanin në veri të Irakut kanë kryer operacionin.
Është konfirmuar se të paktën 6 terroristë janë neutralizuar.
PKK është një organizatë separatiste në listën e grupeve terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian dhe SHBA. Gjatë një fushate terroriste tre dekadashe kundër Turqisë, terroristët e PKK-së vranë të paktën 40 mijë njerëz.
Rajonet malore Kandil, Gara, Metina, Avashin-Basyan, Hakurk dhe Zap ndodhen në veri të Irakut përgjatë kufirit irakiano-turk. Bëhet fjalë për një zonë e cila njihet si djepi i lëvizjes terroriste të PKK-së.
