Ballina Lajmet Kosovë New York Times shkruan për hetimet ndaj Adem Grabovcit

New York Times shkruan për hetimet ndaj Adem Grabovcit

Raportimin e djeshëm të Reuters për fillimin e hetimeve kundër Adem Grabovcit pas publikimit të përgjimeve e ka publikuar edhe gazeta prestigjioze The New York Times.

Nën titullin “Prokuroria heton aleatin e Presidentit për favorizime politike”, NYT shkruan se si Grabovci ka punësuar njerëz të borde shtetërore duke u bazuar vetëm në përkatësinë e tyre politike.

The New York Times shkruan se Grabovci po hetohet për përgjime të kryera nga EULEX-i në vitin 2011, kohë kur lider i PDK-së ishte Hashim Thaçi.“Që nga viti 2011 Grabovci ka përdorur pozitën e tij (shef i Grupit Parlamentar të PDK-së) dhe autoritetin zyrtar për të siguruar pushtet politik dhe ndikim në marrjen e vendimeve nga agjencitë e qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjet publike”, citon The New York Times shkrimin e Reuters.

Exit mobile version