Ballina Lajmet Rajon dhe Botë New York, vazhdojnë protestat kundër Zyrës së Imigracionit

New York, vazhdojnë protestat kundër Zyrës së Imigracionit

Protestat në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Los Angeles të SHBA-së vazhdojnë edhe në qytetin New York, raporton Anadolu.

Forcat e Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) u pozicionuan në pritje dhe vendosën barrikada në zonën e protestës.

Gjatë demonstratës së zhvilluar protestuesit brohoritën slogane në mbështetje të emigrantëve të parregullt të ndaluar nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE).

Mes forcave të sigurisë dhe protestuesve u shënuan tensione ndërsa një protestues u ndalua gjatë demonstratave.

Exit mobile version