Ballina Sport Futboll Neymar niset për Katar për të përfunduar testet mjekësore me PSG-në

Neymar niset për Katar për të përfunduar testet mjekësore me PSG-në

Plot 15 minuta të kaluara në dhomat e zhveshjes së Real Madridit pas fitores 3-2 te Barcelonës në Miami, duket se kanë mjaftuar për të ushqyer spekulimet frenetike që po shoqërojnë këtë treg të transferimeve lidhur me te ardhmen e yllit brazilian, Neymar.

Sulmuesi 25-vjeçar tashme duket të jetë shumë pranë kalimit te klubi i sheikut Al Khelaifi, që për të do të paguajë plot 220 milionë euro dhe veprimi i Neymar duke marre fanellat e Sergio Ramos dhe Casemiro apo bisedat e gjata me Julio Baptistan ne ambientet e stadiumit “Hard Rock” mbrëmjen e së shtunës, përkthehen nga të gjitha mediat si një lamtumirë.

E nëse këto do të ishin imazhet e fundit të Neymar si një lojtar i Barcelonës atëherë për Realin ky do të ishte një lajm i mirë.

Për ta konfirmuar këtë mendon dhe e përditshmja e Katarit, ‘Al Watan’ që tregon se ditën e martë sulmuesi do të kryeje ekzaminimet mjekësore në Katar për ekipin e Paris Saint Germain.

Neymar nuk i është bashkuar grupit katalanas për kthimin në Spanjë, por ka udhëtuar për në Kine ku po angazhohet në një spot publicitar, e prej andej do të udhëtojë për në Katar ku pritet të mbërrijë të martën, për t’u takuar me presidentin e klubit nga Parisi, sheikun Nasser Al Khelaifi.

Ky padiskutim qe do te jete transferimi me i bujshëm i këtij tregu të transferimeve.

Exit mobile version