Ballina Sport Futboll Neymar pezullohet me një ndeshje pas kartonit të verdhë

Neymar pezullohet me një ndeshje pas kartonit të verdhë

Neymar është dënuar me një ndeshje mos lojë pas kartonit të verdhë kundër Monacos.

Në atë ndeshje PSG, arriti të marrë tre pikët falë fitores 2-1. Braziliani në këtë formë do të humbasë ndeshjen e 9 dhjetorit, kur parisienët do të takohen me Lillen.

Është konfirmuar se pezullimi do të bëhet aktiv vetëm nga data 5 dhjetor, që do të thotë se futbollisti ka të drejtë të luajë gjatë fundjavës kundër Strasburgut.

Exit mobile version