Ballina Kuriozitete Nga duart e mafies në ankand! Zbulohet kapitulli i humbur i Kerouac

Nga duart e mafies në ankand! Zbulohet kapitulli i humbur i Kerouac

Një shkrim i papublikuar i Jack Kerouac, autori legjendar i romanit On the Road, është zbuluar për herë të parë dhe pritet të shitet në ankand në SHBA me një çmim fillestar prej 8500 dollarësh, por mund të arrijë shumë më shumë.

Teksti, është shkruar më 15 prill 1957, pesë muaj para publikimit të romanit që e bëri Kerouac ikonë të letërsisë britanike.

Ai u zbulua nga ekspertët e shtëpisë së ankandeve Your Own Museum në materialet e blera nga trashëgimtarët e Paul Castellano, një bos mafioz i njohur i familjes Gambino në New York, i vrarë në 1985 nga rivalët e tij.

Rrëfimi i zbuluar përmban të njëjtat personazhe dhe tema që shfaqen në On the Road, duke përfshirë udhëtimet me makinë, pijet, netët e çmendura dhe aventurat e të rinjve amerikanë.

Siç shkruan Kerouac:

Tani jemi pa asnjë një cent, qielli ngjyrë nikeli i ndotur dhe një erë e keqe ka mbuluar rrugët…

Kuratori i ankandit, Jerry Braunfield, tha për The Guardian se nuk dihet se si shkrimi përfundoi në duart e Castellano-s, por është i sigurt se autenticiteti i tij është i verifikuar.

Ky zbulim ka shkaktuar entuziazëm të madh tek fansat e Kerouac, duke ofruar një pasqyrë të rrallë në procesin krijues të një prej romancierëve më të mëdhenj të shekullit XX.

Exit mobile version